Skuadra gjigande spanjolle e Atletiko Madridit është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit shqiptarë të Napolit, Elseid Hysaj.
Skuadra e Diego Simeones është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pas problemeve të kroatit Sime Vrshaljko, që ka probleme me gju.
Simeone e sheh Kieran Trippier si zgjedhje e parë, derisa tani dëshiron edhe shërbimet e Hysaj si opsion i dytë.
Shqiptari në dy vitet e fundit ka qenë titullar te Napoli, me klubin italian që ka refuzuar të gjitha ofertat për 27-vjeçarin.
Sipas “Mundo Deportivo”, Hysaj ka vendosur të largohet në verë dhe Atletiko Madridi synon ta bind për kalimin në “Vanda Metripolitano” si agjent i lirë.