UEFA bën “revolucionin” e radhës!

Revolucion i ri në futboll për shkak pandemisw Covid-19. UEFA e ka zyrtarizuar zgjerimin e grupit të futbollistëve që ekipet kombëtare mund të marrin me vete në Kampionatin Europian të kësaj vere.

Pra, çdo kombëtare mund të ketë në dispozicion jo 23, por 26 lojtarë për kompeticionin e kësaj vere.

Në listën që do të dorëzohet për ndeshjet individuale, megjithatë, vetëm 23 futbollistë mund të përfshihen në protokoll, duke përfshirë tre portierë.

Kësisoji, tre futbollistë të fushës nuk do të jenë në gjendje të ulen në stol, por në tribuna.

Lista e futbollistëve të thirrur do të komunikohet deri më 1 qershor dhe zëvendësimet e kufizuara lejohen në rast të një dëmtimi të rëndë, ose rasteve me Covid-19 brenda skuadrës.

Në veçanti, lojtarët që rezultojnë pozitivë do të konsiderohen raste të sëmundjes serioze dhe për këtë arsye mund të zëvendësohen para ndeshjes me miratimin e UEFA-s.

Leave a Reply