Pas plotë 19 vitesh, Sportingu shpallet kampion në Portugali!

Pas plot 19 vitesh pritje, Sportingu i Lisbonës është rikthyer në fronin e futbollit të Portugalisë. Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim falë fitores minimale mbrëmë ndaj Boavistas (1:0), arriti që të krijojë epërsinë e duhur ndaj dy rivalëve historik, Porto dhe Benfika, që kishin ndarë 18 edicionet e deritanishme.

Ishte goli i Paulinjos që lejoi festën e Sportingut të Lisbonës, që në këtë mënyrë dy javë para mbylljes së kampionatit u shpall kampion i Portugalisë.

Pas 32 xhirove, ish skuadra e Kristiano Ronaldos numëron 82 pikë, 8 më shumë se Porto e vendit të dytë dhe plotë 12 më shumë se Benfika e trajnerit Hesus Zhorge. (infOSport.mk)

Leave a Reply