Caktohet arbitri i Ligës së Kampionëve! Një “armik” i Sitit dhe trajnerit Guardiola

Spanjolli Antonio Mateu Lahoz është caktuar për të drejtuar ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve të këtij edicion midis Mançester Sitit dhe Çelzit, që në program është me datë 29 maj.

Një vendim i cili do të lërë paksa të mërzitur te Mançester Siti, duke kujtuar historinë e Lahoz me Pep Guardiolën.

Në fakt, spanjolli ka drejtuar tre herë në të kaluarën Mançester Sitin dhe ka dhënë 3 penallti kundër kësaj skuadre. Ajo që shqetëson më shumë është incidenti i tij me Pep Guardiolën në vitin 2018. Asokohe ishin çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit dhe ai dërgoi me karton të kuq në tribunë trajnerin në fund të pejsës së parë, pasi ky i fundit po protestonte për anulimin e një goli të Sane pas një prekje të Milner që e nxori në pozicion jashtë loje.

Leave a Reply