Struga Trim Lum vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Zaharievski

Struga Trim Lum ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Srgjan Zaharievski edhe për një vit tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Falë suksesit historik të arritur me këtë trajner, ku për herë të parë do të luajnë në eliminatoret e “Europe Conference League”, drejtuesit e skuadrës strugane vendosën që t’ia besojnë skuadrën Zaharievskit edhe për edicionin e ardhshëm, ku ambiciet e klubit mbesin të njëjtat, një vend për në garat europiane.

Zaharievski në krye të Struga Trim Lum erdhi me 12 mars të vitit të kaluar, ndërsa më parë kishte udhëhequr edhe Metalurgun dhe Pelisterin.

Ai Struga Trim Lum udhëhoqi në gjithsej 48 ndeshje, prej të cilave 33 në kuadër të Ligës së Parë, 3 në kuadër të Kupës dhe 10 në ndeshje miqësore, duke regjistruar 22 fitore, 17 barazime dhe vetëm 9 disfata. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply