Çalhanogllu largohet nga Milani si futbollistë i lirë!

Hakan Çalhanoglu pritet të largohet nga Milani si agjent i lirë, ngase ende është larg nga arritja e marrëveshjes me klubin nga “San Siro”.

Sipas “Tuttosport”, kërkesat e turkut janë të larta, andaj dy palët e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

27-vjeçari i ndihmoi Milanit të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin 2021/21, duke kontribuar me 10 asistime dhe 4 gola në 33 ndeshje në Seria A.

Por, pavarësisht që objektivi i skuadrës u arrit, ylli turk asnjëherë nuk arriti marrëveshje me drejtorët e klubit.

Mesfushori ofensivë pritet të largohet në javët e ardhshme duke ndjekur hapat e portierit Donaruma.

Çalhanoglu kaloi katër vite me Milanin, pasi u transferua për 23.3 milionë euro në qershorin e vitit 2017 nga rradhët e Bajer Leverkusenit.

Ai në total ka zhvilluar 172 ndeshje për “Rossonerët” duke shënuar 32 gola dhe dhuruar 48 asistime.

Leave a Reply