Angellovski zbulon formacionin anti Kazakistan, Ademi dhe Bejtullai mbesin në bankinë

Maqedonia e Veriut me fillim në ora 18:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojë gjeneralen para paraqitjes historike në Europianin e këtij viti që starton vetëm një javë më pas, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit 1:1 ndaj Sllovenisë me 1 qershor, të besuarit e trajnerit Igor Angellovski, sot do të përballen me Kazakistanin.

Një fitore në këtë ndeshje do të bënte që Maqedonia drejt Bukureshtit të niset në një atmosferë shumë pozitive, e cila tashmë një kohë më të gjatë po mbizotëron në mesin e “verdhekuqve”. Pikërisht ky ka qenë edhe çelësi kryesor i sukseseve të ekipit përfaqësues të vendit tonë në futboll, që pritet të ketë një përkrahje të madhe nga tribunat, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen me Slloveninë.

Kujtojmë edhe sot në tribuna mund të ndjekin ndeshjen vetëm 30% i kapacitetit të stadumit “Todor Proeski”.

Angellovski tashmë ka zbuluar formacionin me të cilin do i kundërvihet Kazakistanit, e ku bie në sy mungesa e Arijan Ademit. Numri 5 i “verdhekuqve ndodhet në bankinë, njëjtë sikurse edhe Egzon Bejtullai, ndërsa Ferhan Hasani dhe Enis Bardhi, siç dihet nuk janë në kombinim për lojë.

Visar Musliu do të jetë në qendër të mbrojtjes, duke pasur ndihmën e Ristovskit dhe Ristevskit nga krahët, mesfusha do të jetë e stërngarkuar me 5-shen, Alioski, Elmas, Kostadinov, Nikollov dhe Spirovski, derisa si futbollistë më të avansuar do të jenë Goran Pandev dhe Triçkovski. Ndërkohë në portë do të jetë Dimitrievski.

Leave a Reply