Llapi transferon tetovarin Demiri

Skuadra e Llapit tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet në prag të debutimit në garat europiane, teksa gjatë ditës së sotme drejtuesit e skuadrës nga Podujeva kanë prezantuar edhe përforcimin e tretë brenda pak ditëve.

Emër i ri te Llapi është Ardit Demiri, i cili te skuadra e njohur kosovare transferohet nga rradhët e Dritës së Bogovinës, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mesfushor me tipare difenzive, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me përfaqësuesen U16 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut.

20-vjeçari Demiri me Llapin ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa si shumica e të rinjëve tetovar, edhe ai karrierën e kishte nisur te Shkëndija e Tetovës, që më pas një periudhë të kalojë edhe te Renova.

Leave a Reply