Vllaznia e Adilit dhe Imerit rikthehet në krye të renditjes në Superligën shqiptare (VIDEO)

Vllaznia e dyshes shqiptare nga Maqedonia, Mevlan Adilit dhe Demir Imerit, është rikthyer shumë shpejtë në krye të renditjes në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shkodrane sot në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të mundi minimalisht 1:0 Bylisin, duke iu falënderuar golit të shënuar nga Eni Imami (51’). Merita për këtë gol ka edhe kërçovari, Demir Imeri, i cili luajti rolin e asistuesit.

Falë kësaj fitore, Vllaznia pas 6 xhirove të para numëron 13 pikë, duke lënë pas vetes Partizanin e Jasir Asanit, që të premten në derbin e kësaj jave kishte barazuar pa gola ndaj Tiranës.

Fitore minimale (1:0), mirëpo shumë të vlefshme regjistroi edhe Kukësi i Agim Ibraimit dhe Besir Demirit, ish dyshes së Shkëndijës, që si vendas mundi Apoloninë e Fierit.

Që të dy futbollistët shqiptarë nga vendi ynë ishin titullarë, me Agim Ibraimin që mbante shiritin e kapitenit, ndërsa pjesë e kësaj fitore ishte edhe Gjelbrim Taipi, një tjetër futbollistë që në të kaluarën kishte veshur fanellën e Shkëndijës.

Në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme, Skënderbeu barazoi 1:1 me Laçin, ndërkohë me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Durrës midis Teutës dhe Kastriotit.

Leave a Reply