Burhan Aliji gati për të firmosur me Sileksin!

Burhan Aliji, një emër i njohur ky për futbollin vendor karrierën e tij pritet ta vazhdojë te skuadra e Sileksit, që edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë – Perëndim.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Aliji veçmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Kratova dhe se gjatë ditës së sotme pritet të vë të zezën mbi të bardhë, që edhe zyrtarisht për herë të parë në karrierën e tij të veshë fanellën e Sileksit.

Së fundmi Aliji ishte pjesë e Ohrid Lihnidos, për të cilën skuadër në 25 ndeshje regjistroi 3 gola dhe 6 asistime.

Ndryshe Burhan Aliji gjatë karrierës së tij të bujshme përveç me Ohrid Lihnidos, kishte luajtur edhe me Vëllazërimin, EuroMilkun, Bashkimin, Gostivarin, Milanon, Teteksin, Shkëndijën, Dritën e Bogovinës, dhe Lirinë e Prizenit në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply