Enis Bardhi flet pas disfatës ndaj Austrisë

Maqedonia e Veriut pësoi disfatë 3:1 në ndeshjen e parë historike që e zhvilloi në një europian. Maqedonia e Veriut u mbajt mirë për gjatë 80-të minutave, kur rezultati ishte 1:1, mirëpo në 10 minutëshin e fundit “verdhekuqtë” pësuan dy gola, duke na bërë me dije se ende duhet punuar dhe se ndeshja zhvillohet 90 minutua.

Enis Bardhi ishte një ndër futbollistët më të mirë në rradhët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i njëjti pas përfundimit të ndeshjes tha se ende asgjë nuk është humbur dhe se deri në fund janë edhe dy ndeshje të tjera, ku presim të marrim pikët e para.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë për ne. E filluam mirë. Normal që është e vështirë që të luftosh ndaj më të mirëve. Mendoj se në momente ne ishim më të mirë, mirëpo ata i shfrytëzuan rastet dhe ky është futbolli. Jam i lumtur që jemi këtu, më gëzon fakti se ekipi është gjallë, kemi edhe dy ndeshje. Do shohim se ku janë gabimet tona, do i analizojmë të gjitha ato. Gjatë këtyre ditëve të pushojmë mirë dhe të besojmë se do luajmë edhe më mirë në ndeshjet e rradhës” – u shpreh Enis Bardhi. (infOSport.mk)

Leave a Reply