Ndeshja historike, 4 shqiptarë në formacionin e parë te Maqedonia kundër Austrisë

Sot Maqedonia e Veriut do të zhvillojë ndeshjen e saj historike përballë Austrisë, me të cilën do të debutojë në një event madhështorë futbollistik, siç është Europiani i këtij viti, që për herë të parë po zhvillohet në 11 shtete të ndryshme, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia e Veriut ndeshjen kundër Austrisë do ta zhvillojë në stadiumin nacional të Bukureshtit në Rumani, aty ku do të ketë një përkrahje shumë të madhe nga tifozët “verdhekuq”, në mesin e të cilëve ka edhe tifoz shqiptarë.

Ndërkohë tashmë seleksionuesi Igor Angellovski ka bërë publik formacionin, me të cilin do ti kundërvihet ekipit kombëtar austriak.

4 shqiptarë janë në formacionin e parë te Maqedonia e Veriut, me Musliun në mbrojtje dhe Alioskin në krahun e majtë, për të vijuar me Ademin dhe Bardhin në mesfushë, të cilët do të jenë të shoqëruar edhe nga Elif Elmas.

Në krye të sulmit Angellovski ka vendosur të inkuadrojë dyshen, Pandev-Trajkovski.

Ndeshja Maqedoni e Veriut-Austri starton në ora 18:00, ndërsa më poshtë juve mund të shihni formacionet e të dyja kombëtareve. (infOSport.mk)

Leave a Reply