Euro 2020, njihuni me 3 sfidat e ditës së sotme

Sot do të luhen tre sfida të tjera në kuadër të EURO 2020. Në orën 15:00 në stadiumin “Hampden Park” të Gllazgout do të luhet takimi i Grupit D, Skoci-Çeki.

Kujtojmë në këtë grup dje u zhvillua supersfida Angli-Kroaci, e ku si fitues dolën anglezët falë golit deçiziv të Rahim Stërling.

Në orën 18:00 në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërsburgut do të ndeshen Polonia dhe Sllovakia, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin E, aty ku në mbrëmje do të zhvillohet edhe takimi midis Spanjës dhe Suedisë.

Pikërisht ky takim pritet me shumë entuziazëm nga tifozët e futbollit, edhe pse këtë herë do shohim një Spanjë më ndryshe, pa kapitenin Serhio Ramos dhe me shumë futbollistë të rinj.

Leave a Reply