Disfata ndaj Francës, Gjermania thyen rekordin negativ prej 61 vitesh!

Franca arriti të marrë një fitore të madhe në Munih përballë Gjermanisë në sfidën e cilësuar si ‘’finalja e parakohshme’’.

Ndeshja ishte mjaft e luftuar, por francezët dominuan me talentet e tyre në fushë të cilët dhuruan spektakël.

Gjermania nuk humbi vetëm 3 pikët, por regjistroi dhe një rekord negativ.

“Pancerat” për herë të parë në historinë e Kampionatit Europian humbën në ndeshjen hapëse të kompeticionit.

Rekord negativ ky i një kombëtareje të madhe si Gjermania, por ngushëllimi i vetëm është se mund të kishte shkuar dhe më keq ndaj ‘’gjelave’’ të pandalshëm.

Leave a Reply