Euro 2020 na vjen me 3 përballje shumë interesante

Sot në kuadër të “Euro 2020” në program janë tre përballje mjaftë interesante. Ndeshjet do jenë në kuadër të xhiros së dytë të Kampionatit Evropian.

Ndeshja më interesante do jetë ajo e darkës, midis Italisë dhe Zvicrës, me dy skuadrat që janë në formë të mirë.

Me shumë entuziazëm pritet edhe ndeshja e orës 18:00, kur në Baku të Azerbejxhanit, mejdanin do të ndajnë Turqia dhe Uellsi, ndërkohë ndeshja e parë e ditës, ajo e orës 15:00 është ndeshja e grupit B midis  Finlandës dhe Rusisë.

Rusia në këtë ndeshje do të kërkojë pikët e para në këtë europian, pas asaj disfate ndaj Belgjikës.

Leave a Reply