Gati për derbin britanik, Angli-Skoci, publikohen formacionet zyrtare

Me fillim në ora 21:00 do të startojë derbi britanik, ai midis Anglisë dhe Skocisë, që do të zhvillohet në Uembli stadium.

Ndeshja në fjalë i përket grupit “D”, ndërsa Anglia në këtë ndeshje do të kërkojë fitoren e dytë pas asaj ndaj Kroacisë (1:0).

Në anën tjetër Skocia do të kërkojë tre pikët e para në EURO 2020 ku përballë do të kenë një ndër kundërshtarët më të vështirë të këtij kompeticioni. Kujtojmë Skocia në ndeshjen e parë të grupit, ishte mundur 2:0 nga Çekia.

 

FORMACIONET ZYRTARE
ANGLIA – (4-2-3-1): Pikford; Xhejms, Stons, Mings, Shou; Rajs, Filips; Foden, Maunt, Stërling; Kejn.
Trajner: Gerreth Sauthgejt.
SKOCIA – (3-4-1-2): Marshall; MekTominej, Henlej, Tiernej; O’Donill, MekGin, Gilmur, MekGregor, Robertson; Dajks, Adams.
Trajner: Stiv Klerk.

Leave a Reply