E bujshme, Nexhipi transferon Agim Ibraimin te Ballkani!

Agim Ibramimi është një futbollistë i lirë, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata me Kukësin, aty ku shumë shpejtë u shndërrua në një lider të skuadrës nga verilindja e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Ibraimi bëri një sezon shumë të mirë me fanellën e Kukësit, duke dalë si golashënuesi më i mirë i skuadrës, ndërsa pjesën më të madhe të sezonit mbante edhe shiritin e kapitenit. Kukësi dëshiron ta vazhdojë kontratën me futbollistin tetovar, mirëpo ofertat e shumta nga skuadra tjera të dëshmuara në futbollin shqiptarë, mund ti ndryshojnë mendje Ibraimit.

Tirana, Partizani, Dinamo, Teuta dhe Vllaznia, janë skuadrat që dëshirojnë shërbimet e fantazistit tetovar, për të cilin së fundmi interes ka shfaqur edhe Ballkani nga Superliga e Kosovës.

Ditë më parë te kjo skuadër në postin e drejtorit sportiv u emërua Nderim Nexhipi, që njëherit ishte edhe më i merituari për transferimin e Ibraimit te Kukësi. Pikërisht Nexhipi shihet si ura lidhëse për transferimin e Ibraimit, këtë herë te Ballkani i Suharrekës, që këtë vit pretendon titullin kampion në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply