Shkëndija kundër Sileksit edhe definitivisht pa shërbimet e Bejtullait

Shkëndija nesër në Kratovë kundër Sileksit do të duhet të bëjë pa shërbimet e kapitenit Egzon Bejtullai. Është kjo pa dyshim një mungesë shumë e rëndësishme për ekipin e Qatip Osmanit, duke pasur parasysh rëndësinë që ka Bejtullai në mbrojtjen e “kuqezinjëve”, aty ku me shumë gjasa krahë Klisman Cake do të luaj edhe Ardian Cuculi, raporton “infOSport.mk”.

Kapiteni pas ndeshjes me Skopjen u ankua në shqetësime në kofshën e prapme të këmbës së majtë, ndërsa pas egzaminimeve mjekësore u vërtetua se nuk mund të luajë nesër kundër Sileksit.

Egzon Bejtullai nuk është mungesa e vetme te Shkëndija për ndeshjen kundër Sileksit, pasi për shkak kartonëve, të drejtë loje nuk do të ketë edhe mbrojtësi i krahut, Mevlan Murati.

Ndeshja Sileksi – Shkëndija zhvillohet në Kratovë me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply