Ja cila ndeshje e xhiros së 13-të do të transmetohet në TV

E diela në futbollin elitarë të vendit do të na servojë ndeshjet e javës së 13-të, njofton “infOSport.mk”. Në këtë xhiro do të jemi dëshmitarë të disa ndeshjeve mjaft interesante, e ku pa dyshim se një ndër ta është edhe ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Shkëndijës.

Pikërisht kjo ndeshje mes TOP4 skuadrave në kampionat do të transmetohet edhe në ekranet e TVM1 dhe TVM2, por gjithashtu edhe në Arena Sport.

Duke pasur parasysh se sonte saktë në ora 02:00 pas mesnate bëhet edhe ndërrimi i orës, ndeshja në Kratovë do të nis në ora 13:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply