Futsal Shkupi përshëndetet me Ligën e Kampionëve

3 ndeshje, 3 disfata për kampionët e vendit në futsal, Futsal Shkupi, skuadër kjo që bënte pjesë në grupin 8 të “Main Round”, së bashku me kampionët e Luksemburgut, Diferdanxh, ata të Sllovakisë, Luçenec dhe të Republikës Çeke, Chrudim, raporton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar sonte në palestrën “Jane Sandanski”, të besuarit e trajnerit Ferid Agushi, pësuan disfatë 0:3 nga kampionët çek të Chrudim, për të cilën skuadër golat i shënuan Capinha (5’), Torres (18’) dhe Dosha (29’).

Vlen të theksohet se edhe në këtë përballje, ashtu sikurse edhe në dy përballjet e para të grupit, Futsal Shkupi luajti me shumë mungesa, që ndoshta ishin edhe pengesa më e madhe që “bardhekalërit” nga Çairi të tregojnë gjithë potencialin e tyre.

Kujtojmë në ndeshjen e parë, Futsal Shkupi ishte mundur 9:2 nga Diferdanxh, ndërsa në kuadër të xhiros së dytë pësuan disfatë 4:0 nga sllovakët e Luçenec. Kësisoj me gol-averazhin e përgjithshëm 16:2, Futsal Shkupi përfundoi në pozitën e fundit me 0 pikë, ndërsa në mesin e 16 skuadrave më të mira të futsalit në Ligën e Kampionëve nga grupi 8 kaloi skuadra çeke e Chrudim, që në fund u pozicionua në vendin e parë me 7 pikë, një më shumë se Diferdanxh nga Luksemburgu. (infOSport.mk)

Leave a Reply