“Kuqezinjtë e Jakovës” nuk kanë dilema, shqiptarët kanë vetëm himnin kombëtar (VIDEO)

Për tifozët gjakovarë nuk ka asnjë dilemë, kur është në pyetje himni që duhet intonuar para ndeshjeve. Ata edhe njëherë tjetër anashkaluan himnin e Kosovës, që e quajnë artificial, duke kënduar me shumë emocion dhe dashuri himnin kombëtar shqiptarë, raporton “infOSport.mk”.

Pas vërshëllimave drejtuar himnit të shtetit të Kosovës në derbin e kaluar me Trepçën, këtë herë në palestrën e Vllaznimit në Gjakovë ka buçitur vetëm ai kombëtarë.

Para nisjes së ndeshjes kundër Bashkimit, tifozët gjakovarë kanë kënduar njëzëri himnin kombëtar shqiptarë, ndërsa gjithashtu në tribunë kishin shpalosur edhe një banderolë shumë domethënëse poshtë flamurit të madh kuqezi: “Vëllezër qemë, jemi, s’kemi për t‘u ndarë. Besë e fe kemi kombin shqiptar“. (infOSport.mk)

Leave a Reply