Futbollisti më në formë i Shkëndijës në pikëpyetje kundër Sileksit!

Shkëndija sot në kuadër të javës së 13-të do të jetë mysafir i Sileksit në Kratovë. Skuadra e Qatip Osmanit ka një seri prej 7 ndeshjeve pa humbje në kampionat, ndërsa një ndër futbollistët më të merituar për këto rezultate të “kuqezinjëve”, pa dyshim se është edhe Lupçe Doriev, raporton “infOSport.mk”.

27-vjeçari në këto 7 ndeshje në të cilat Shkëndija ka grumbulluar 15 pikë, ka realizuar 5 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë të shënuar nga bashkëlojtarët e tij.

Ndryshe Doriev në 10 ndeshjet të zhvilluara këtë edicion me Shkëndijën, numëron 5 gola dhe 4 asistime, megjithatë shqetësimet shëndetësore që ka shfaqur i njëjti së fundmi kanë alarmuar edhe stafin teknik të “kuqezinjëve”, që megjithatë besojnë tek mrrekullia dhe se Doriev do të jetë në gjendje për të luajtur edhe kundër Sileksit.

Kujtojmë, Doriev në mesjavë kundër Skopjes shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Shkëndijën, që në 11 ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 22 pikë, 3 më pak se Struga kryesuese. (infOSport.mk)

Leave a Reply