Tirana me ofertë zyrtare për Besir Demirin!

Tirana i ka bërë ofertë zyrtare Besir Demirit, që mbylli sezonin me Kukësin.

Shkupjani 26-vjeçar nuk ka firmosur kontratë të re me verilindorët, ashtu që tashmë është një futbollistë i lirë.

Ai ka pasur një klauzolë që i rinovohej automatikisht kontrata nëse Kukësi fitonte një nga trofetë, apo edhe siguronte Europën. Duke pasur parasysh se asnjë nga këta objektiva nuk u arrit, Demiri tashmë është në kërkim të një skuadre të re.

Tirana ia ka bërë të qartë ofertën dhe është në pritje të lojtarit, i cili siç mëson “infOSport.mk” është i lidhur edhe me një transferim të mundshëm në Sllovaki, aty ku vite më parë luante me skuadrën e Zhilinës.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Ukrainë, me skuadrën e Mariupol, ndërsa në Maqedoni ka veshur fanellën e skuadrave më të trofeshme, FC Shkupit, Shkëndijës dhe Vardarit.

Leave a Reply