Pas shumë afrimeve, vjen edhe një largim tjetër nga rradhët e FC Shkupit

Sulmuesi Jakup Berisha më nuk është pjesë e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë futbollisti shkupjan përmes profilit të tij në “facebook”, ku ndër të tjerash, shkruan: “Njoftoj të gjithë se nuk jam më lojtar i FC Shkupit, falenderoj drejtuesit, trajnerët, bashklojtarët, dhe ne veçanti tifozët e klubit per mbështetjen e tyre te jashtzakonshme sa kam mbajtur veshur fanellen e Shkupit. Klubit i uroj gjithë të mirat dhe shum suksese në vazhdim💪⚪️🔵”.

21-vjeçari Berisha te FC Shkupi erdhi janarin e vitit 2020 nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa me fanellën e skuadrës nga Çairi numëron 30 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.

Ndryshe Berisha bëhet futbollisti i 8-të që largohet nga rradhët e FC Shkupit, pas Besart Krivanjevës, Sabit Bilalit, Bianor Neto, Ilirid Ademit, Filip Gligorovit, Besar Isenit, Rexhinaldos dhe Omar Gudiabit.

Leave a Reply