Renova kompleton repartin e mbrojtjes me Medin Bajramin

Skuadra e Renovës sot ka prezantuar përforcimin e ri, Medin Bajramin, duke kompletuar kështu repartin e mbrojtjes për sezonin e ri.

Xhepçistasit me Bajramin kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërsa te Renova vjen nga Bellasica ku luajti 6 muajt e fundit të sezonit që lamë pas.

Ndërkohë bëhet fjalë për futbollist që ka kaluar të gjitha kategoritë e reja te Maribori i Sllovenisë, ndërsa ka luajtur edhe për Drava, Ilirija dhe Kërskon.

Leave a Reply