UEFA cakton arbitrët e takimit gjysmëfinal, Itali-Spanjë

Europiani aktualisht është në pushim, ndërsa UEFA tashmë ka vendosur arbitrët e ndeshjes gjysmëfinale midis Italisë dhe Spanjës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Londër, në stadiumin “Uembli”.

Arbitër kryesorë do të jetë gjermani Fliks Bryzh i cili në vitin 2017 kishte ndarë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.

Asistent të Bryzh do të jenë gjermanët Mark Borsh dhe Stefan Lup, ndërsa arbitër i katërt do të jetë rusi, Sergei Karasev.

Në VAR do të jetë gjermani tjetër Marko Fritc.

Ndeshja në fjalë në program është me datë 6 korrik me fillim në ora 21:00.

Leave a Reply