Kampionët e Kosovës më të mirë se ato të Maqedonisë, Ballkani-FC Shkupi 2:0

Pasi sot mësuan emrat e kundërshtarëve të tyre në Ligën e Kampionëve, kampionët e Kosovës dhe Maqedonisë, Ballkani dhe FC Shkupi pasdite në Ohër zhvilluan një miqësore, që do ju shërbejë si parapërgatitje pikërisht për ndeshjet europiane.

Ekipi kosovar i udhëhequr nga Ilir Daja doli të jetë më i mirë, duke triumfuar me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Lumbardh Dellova dhe Berisha ishin autorë të golave për skuadrën e Ballkanit, që për kundërshtarë në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të ketë skuadrën lituaneze të Zhalgiris, ndërkohë FC Shkupi për kundërshtarë  do të ketë kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC. (infOSport.mk)

Leave a Reply