Dinamo Zagrebi i Ademit kundërshtarë i mundshëm i FC Shkupit në raundin e dytë

Dinamo Zagrebi, ish skuadra e trajnerit aktual të FC Shkupit, Goce Sedlloski, mund të jetë kundërshtari i mundshëm i skuadrës kampione të Maqedonisë në raundin e dytë në Ligën e Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse FC Shkupi fillimisht do të eliminonte kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, me të cilët do të përballen me 5/6 korrik dhe 12/13 korrik në kuadër të raundit të parë kualifikues.

Kështu deshi shorti i hedhur të martën në Nion të Zvicrës, ndërsa përmes shortit që do të hidhet sot në mesditë, FC Shkupi do të mësojë, nëse vërtetë Dinamo Zagrebi do të jetë kundërshtari i tyre në raundin e dytë të Ligës më prestigjioze europiane, apo edhe fituesit nga përballjet Leh Poznan (Poloni)-Karabag (Azerbejxhan) dhe Tobol (Kazakistan) – Ferencvarosh (Hungari). (infOSport.mk)

Leave a Reply