Besa e Dobërdollit godet fuqishëm në merkato, sjellë goleadorin e Veleshtës, Altin Lloga

Besa e Dobërdollit ka vazhduar me angazhimin e futbollistëve cilësorë në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Së fundmi drejtuesit e kësaj skuadre kanë prezantuar goleadorin e Veleshtës, Altin Lloga, i cili edicionin e kaluar shkëlqeu me fanellën e skuadrës strugane, që shumë pak mungonte të luante në ndeshjen e balotazhit, për inkuadrim në Ligën e Parë.

Lloga me të përfunduar sezoni, kishte rezultuar një futbollistë i lirë, ndërsa i njëjti tashmë ka pranuar ofertën e Besës nga Dobërdolli, që deri më tani ka bërë disa super transferime, duke sjellë në rradhët e veta futbollistë me përvojë të madhe në futbollin vendor, por edhe më gjërë.

Kujtojmë, Altin Lloga përveç futbollit vendor, ka provuar veten edhe në futbollin kosovar, duke mborjtur ngjyrat e Flamurtarit, Dukagjinit, si dhe në futbollin shqiptarë, ku kishte luajtur me Elbasanin, Laçin dhe Kamzën, ndërkohë në futbollin vendor, i njëjti kishte veshur fanellat e skuadrave të Gostivarit, Pobedës së Prilepit dhe Struga Trim Lumit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply