Në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të “Europe Conference League”, trajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski, së bashku me kapitenin Kristijan Naumovski, folën para mediave për ndeshjen që i pret kundër skuadrës kosovare të KF Llapit, njofton “infOSport.mk”.
Trajneri Sedlloski, tha se nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin, por dëshira e tij është që FC Shkupi të kryej punën që në ndeshjen e parë.
“Gjatë këtij muaji, sa edhe kemi punuar kemi sjellë disa përforcime dhe mendojmë se jemi të gatshëm për këtë duel. Përforcimet janë përshtatur mirë në ekip, ndërsa më të vjetërit kanë luajtur mirë që thuhet rolin e nikoqirit.
Nuk e nënvlersojmë kundërshtarin, përkundrazi do të futemi në lojë ta japim maksimumin dhe të sigurojmë rezultat të favorshëm për ndeshjen e kthimit. Sigurisht që publiku do të jetë i mirëpritur. Futbolli luhet për ta dhe mendoj se do të jetë motiv shtesë për ne, për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Sedlloski.
“Llapi është kundërshtar i papërshtatshëm, por të jem i sinqertë nuk mund të them se sa janë kualitativ. Po, jemi favorit në letër por kjo duhet të tregohet në fushë. Nëse do të luanim kundër ekipeve kosovare para katër apo pesë viteve do të thoja se do ti kalonim me siguri, por kështu do të duhet të mundohemi shumë për shkak se ata po investojnë në futboll. Do ti plotësojmë detyrat e marra nga trajneri duke u munduar të mos bëjmë gabime dhe të shkojmë në ndeshjen e kthimit me rezultat pozitiv”, thotë kapiteni, Naumoski.
Ndeshja midis FC Shkupit dhe Llapit zhvillohet nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)