Elseid Hysaj po kryen vizitat mjekësore te Lacio

Është dita e Elseid Hysajt tek Lacio. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka kryer vizitat e para mjekësore në “Formello” dhe tani po vijon me ekzaminimet e dyta në klinikën “Padeia”.

Pas vizitave mjekësore Hysaj do të shkojë menjëherë tek selia e klubit lacial për të firmosur një kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga kryeqendra italiane.

27-vjeçari shkodran do të transferohet tek “lacialët” si një lojtar i lirë, sepse kontrata e tij me Napolin i skadoi në 30 qershor.

Leave a Reply