Zaharievski me një mesfushë të ngjeshur përballë FC Liepaja

Struga Trim Lum sot me fillim në ora 16:00 do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Europe Conference League përballë letonezëve të FC Liepaja, njofton “infOSport.mk”. Është kjo ndeshja e parë historike për skuadrën strugane në skenën ndërkombëtare, aty ku kërkon të bëjë mrrekulli, edhe pse është ky vetëm një debutim për ta, pas themelimit në vitin 2015-të, shkruan “infOSport.mk”.

Trajneri Srgjan Zaharievski, i cili në konferencën për shtyp para mediave tha se e ka analizuar mirë lojën e kundërshtarit, është vendosur për një formacion 3-5-2, me një mesfushë të ngjeshur, që pritet të bëjë dallimin në këtë ndeshje.

Në portë do të jetë Urosh Djuriç. Treshja mbrojtëse përbëhet nga Besir Ramadani, Jasmin Mecinoviq dhe Besir Iseni. Në qendër të mesfushës do të manevrojnë Besmir Bojku, Klisman Cake dhe Nemanja Bosançiç, ndërsa në krahë do të luajnë Abdylhadi Jahja dhe Pajazit Saliu.

Dyshja sulmuese në këtë ndeshje përbëhet nga Emir Skenderi dhe Bunjamin Shabani, dy futbollistët që treguan paraqitje shumë të mira në ndeshjet kontrolluese. (infOSport.mk)

Leave a Reply