Shtyhet konferenca për shtyp e Italisë, ja arsyeja!

Konferenca për shtyp e Kombëtares së Italisë është shtyrë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, tre gazetarë pas ndeshjes me Spanjën kanë rezultuar pozitivë.

Konferenca për shtyp mbahet në distancë, dhe mediat i bëjnë pyetjet online, por Kombëtarja e Italisë nuk dëshiron të rrezikojë asgjë.

Sipas artikullit, sot ishte planifikuar që gazetarët të mblidheshin në sallën Coverciano në orën 14:00, por që do të shtyhet shkaku i frikës për ndonjë shpërthim tek gazetarët.

Shtyerja e konferencës është vetëm si masë preventive deri sa të bëhen testimet e radhës.

Leave a Reply