Ballkani transferon një kampion nga Shqipëria!

Skuadra e Ballkanit është dukë punuar maksimalisht që të përgatitet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Krahas përgatitjeve, klubi është duke menduar edhe në prurjen e disa futbollistëve.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Sheshi”, skuadra nga Suhareka është afër marrëveshjes me futbollistin e skuadrës kampione të Shqipërisë, Teutës, Rustem Hoxha, i cili përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook” kishte njoftuar largimin e tij nga skuadra durrsake.

“Nga sot nuk jam me pjese familjes se madhe KF TEUTA.Dua te falenderoj Presidentin,Stafin teknik dhe te gjith lojtaret qe me ndihmuan te behem pjese e historise me fitimin e kupes,supekupes dhe titullin kampion pas 27 vitesh.Nje falenderim i madh shkon edhe per tifozerin e mrekullueshme Djemt e Detit qe me kan mbeshtetur ne ket udhetim te paharrueshem.I uroj vetem suksese ne vazhdim KF TEUTA 💙”.

Hoxha te skuadra e Ballkanit shihet si zëvendësim për qendërmbrojtësin, Arbër Prekazi, i cili u largua nga skuadra kosovare.

Kujtojmë se 30-vjeçari Rustem Hoxha, më parë ka djersitur fanellat e Luftëtarit dhe Kukësit.

Leave a Reply