Ja me kë do luaj Prishtina në fazën tjetër të Ligës së Konferencës

Prishtina e Zekirja Ramadanit ka shkruar historinë sonte, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, kompeticion ky më i ri në nivel klubesh i krijuar nga ana e UEFA-s, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër disfatës 4:2 sonte në transfertë përballë skuadrës uellsiane të Connah’s Quay Nomads FC, skuadra e FC Prishtinës ka kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 6:5, kjo falë fitores 4:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Kësisoj skuadra e strategut shkupjan, Ramadanit, në turin e tretë eliminatorë do të luaj përballë skuadrës norvegjeze të Bodo/Glimt.

Ndeshjen e parë Prishtina do ta zhvillojë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” me datë 5 gusht, ndërkohë një javë më vonë “bardheblutë” do të udhëtojnë drejt Norvegjisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply