Vllaznia zhgënjen, Partizani eliminohet nga gjigandët e Bazelit

Vllaznia e Mevlan Adilit është eliminuar nga Liga e Konferencës pasi të enjten mbrëma në “Loro Boriçi” të Shkodrës u mund sërish nga skuadra qipriote e AEL Limasol, njofton “infOSport.mk”.

Njëjtë sikurse një javë më parë, edhe në ndeshjen si vendas, Vllaznia pësoi disfatë minimale 1:0.

Shkodranët tentuan gjithçka në këtë ndeshje, por nuk ia dolën dot.

Për të kaluar tutje nuk i’a doli edhe Partizani, që pësoi edhe disfatën e dytë në dyluftimin kundër Bazelit zviceran.

Pas disfatës 3:0 në transfertë, Partizani i Ilir Dajës, të enjtën në mbrëmje në “Elbasan Arena” pësoi disfatë 2:0 ndaj Bazelit, që me rezultatin e përgjithshëm 5:0 kualifikohet për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Në këtë fazë, Bazeli i Taulant Xhakës, Pajtim Kasamit dhe Edon Zhegrovës do të takohet me skuadrën hungareze të Ujpeshtit. (infOSport.mk)

Leave a Reply