Armando Sadiku prezantohet te Las Palmas

Armando Sadiku pas aventurës jo dhe aq të mirë në Bolivi te skuadra e Bolivar, është rikthyer në futbollin spanjoll, mirëpo këtë herë te skuadra e Las Palmas.

Kujtojmë para se të ikte drejt Bolovisë, Sadiku mbronte ngjyrat e Malagas, ndërsa tashmë pritet që sërish të shënojë në La Liga 2, por këtë herë me një fanellë krejt ndryshe.

Në prezantimin e tij para gazetarëve, Sadiku e përshkroi veten si një luftëtarë që jep zemrën në fushë, ndërsa ajo që shtyu të rikthehet në Spanjë, është ëndërra e tij për të bërë gjëra të mëdha në futbollin spanjoll.

“Unë jam një lloj luftëtari që jep zemrën për ekipin. Që kur nisën kontaktet e para, pranova që të vija këtu. E di se është klub i madh dhe erdha me qëllimin për të ndihmuar dhe për dhënë gjithçka. Dua të bëj gjëra të mëdha në Spanjë dhe shpresoj që t’ia dalë me Las Palmas” – tha fillimisht Armando Sadiku.

Në momentin që Sadiku u largua nga Bolivar me statistikat negative dhe ku thuajse për asnjë moment nuk përmbushi pritshmëritë, sulmuesi shqiptarë tha se nuk arriti të ambientohet në një vend si Bolovia, mirëpo një gjë e tillë ao premtoi se nuk do të ndodh edhe te Las Palmasi:

“Unë e përcaktoj veten si një qendër sulmues që pëlqen të kthehet edhe mbrapa për të qenë sa më shumë në kontakt me topin. Kam qenë në shumë vende të ndryshme gjatë karrierës time dhe nuk do të kem problem me përshtatjen”, – u shpreh Sadiku.

Leave a Reply