Valencia dhe dy klube të Bundesligës duan shërbimet e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi nuk dëshiron të largohet nga Lacio, edhe përkundër kritikave të shumta në adresë të tij, sidomos nga tifozët “lacial”. Muriqi po punon fort për të bindur Mauricio Sarrin, trajnerin e ri të skuadrës së Lacios, që edhe sezonin e ri garues shihet si skuadrat pretendente për të qenë pjesë e TOP4 dhe për tu rikthyer sërish të luaj në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi nga Prizreni hasi vështirësi të shumta në sezonin e parë në Serie A dhe deri tani nuk i ka justifikuar milionat që Igli Tare pagoi për të.

E përditshmja spanjolle “AS”, shkruan se Valencia ka shfaqur interesim për bomberin shqiptarë, të cilin dëshirojnë ta huazojnë nga Lacio, mirëpo këta të fundit pranojnë një gjë të tillë, vetëm nëse shtohet opsioni i blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë për Muriqin ka interesim edhe nga Gjermania, më saktë nga dy klubet e Bundesligës, Borusia Menhengladbah dhe Ajntraht Frankfurt.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit, edhe pse është më se e qartë se ose ai, ose Kaisedo do të largohen nga Lacio. Fjalën e fundite ka trajneri, Sarri.

 

Leave a Reply