Struga Trim Lum sezonin e ri e nis me fanella të reja

Struga Trim Lum sezonin e ri garues 2021/2022 në Ligën e Parë Futbollistike do ta nis me fanella të reja, njofton “infOSport.mk”. Është një stil shumë i thjeshtë, në të cilin dominon ngjyra e kuqe, me disa detaje të bardha, me krahët laraman “bardhekuq”, si dhe me emrin e sponsorit kryesor “Trim Lum” në pjesën e përparme të fanellës.

Me këto fanella të bukura, Struga Trim Lum do ti zhvillojë ndeshjet si vendas, ndërsa ditëve në vijim nga kjo skuadër do të prezantojnë edhe fanellën e dytë dhe të tretë, me të cilat do ti zhvillojnë ndeshjet në transfertë.

Ky prezantim i fanellës së re u mbulua nga ana e tre futbollistëve, Besmir Bojku, Emir Skenderi dhe Ivan Galevski, të cilët pozuan buzë liqenit të Strugës dhe urës së Drinit të Zi, me të cilët karakterizohet ky qytet i bukur në vendin tonë.

Kujtojmë Struga Trim Lum edicionin e kaluar shkroi histori, duke u renditur në pozitën e tretë dhe duke siguruar një vend për në ndeshjet eruopiane, sukses këtë të cilin pretendon ta përsëris edhe këtë edicion. (infOSport.mk)

Leave a Reply