Laporta konfirmon të ardhmen e Messit, ja ku do të transferohet ylli argjentinas

Mbrëmja e së enjtes ishte befasuese për botën e futbollit, teksa Barcelona njoftoi se Messi nuk do të vazhdojë karrierën në “Kamp Nou”.

Të shumta kanë qenë dilemat për të ardhmen e “Pleshtit”, ndërkohë së fundmi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se ylli argjentinas do të bashkohet me PSZh-në.

Edhe pse numri 1 i “katalunasve” dëshironte që kapiteni të qëndronte, por se ishte e pamundur, kjo për shkak të problemeve finananciare të Barcelonës.

PSZh nuk qëndroi duarkryq duke arritur marrëveshje personale me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”, teksa një gjë e tillë tani konfirmohet edhe nga Laporta.

Fjalët e presidentit të Barcelonës janë marrë nga një video gjatë takimit me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe atë të Juventusit, Andrea Anjeli. “Mesi do të shkojë te PSZh-ja. Unë bëra më të mirën, por Mesi do të shkojë te PSZh-ja”, – dëgjohet duke thënë Laporta në atë video.

Leave a Reply