Tifozët e Barcelonës hidhen para makinës së Messit teksa largohet nga “Kamp Nou”

Pas përfundimit të fjalimit mes lotëve në konferencën për shtyp, Lionel Messi u largua me familjen për herë të fundit nga “Kamp Nou”.

Tifozët “katalunas” e prisnin me padurim jashtë stadiumit për ta përshëndetur për herë të fundit Messin dhe për t’i thënë lamtumirë.

Në momentin e përfundimit të konferencës, teksa Messi po largoheshe me makinën e tij “Range Rover”, së bashku me familjarët e tij, një numër i madh tifozësh të Barcelonës, u dyndën përpara automjetit të tij, për ta përshëndetur “Pleshtin”, duke brohoritur emrin e tij.

Leave a Reply