Messi shpërthen pas ndërprerjes së ndeshjes Barazil-Argjentinë

Një situatë e paprecedentë u regjistrua, teksa po luhej ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022”.

4 lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premier Ligën kanë qenë titullarë kundër Brazilit dhe pas vetëm gjashtë minutave lojë, personeli shëndetësorë me policinë kanë ndërprerë takimin.

Kjo ndodhi për arsye të rregullave të Premier Ligës që ndalojnë lojtarët të udhëtojnë në Amerikën Jugore pa qëndruar 14 ditë në karantinë.

Pasi u ndërpre ndeshja, ka reaguar edhe ylli i PSZh-së, Lionel Mesi, që e ka quajtur cirk këtë problem.

“Ata mund të na ndalonin para tre ditëve kur arritëm. Pse tani duhet të prisnin derisa të nis ndeshja? Kjo është çmenduri. Është cirk”, u dëgjua duke thënë argjentinasi në një televizion.

Leave a Reply