Arbitra zviceran do i referojnë Shqipërisë kundër San Marinos

Shqipëria të dielën mundi Hungarinë në ndeshjen e vlefshme të grupit “I” eliminatorë për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar, duke shtuar kështu apetitet për atë pozitë të dytë në grup, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e rradhës “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë kundër San Marinos, ndërsa tashmë UEFA ka caktuar edhe arbitrët që do të drejtojnë këtë takim.

Zvicerani Lukas Fähndrich do të jetë kryesori i takimit  në “Elbasan Arena”, që në program është të mërkurën (8 shtator) me fillim në ora 20:45.

Ndihmës të Fähndrich do të jenë Stephane De Almeida dhe Marco Zürcher, derisa arbitër i katërt do të jetë Sandro Schärer. Në VAR do të jenë Fedayi San dhe Lionel Tschudi, që të gjithë nga Zvicra. (infOSport.mk)

Leave a Reply