Arbitri i njohur spanjoll, kryesori i takimit Maqedoni-Rumani

Përfaqësuesja e Maqedonisë të mërkurën në Shkup do të mirëpret Rumaninë në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 6-të në grupin “J”, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje vjen pas dy barazimeve të njëpasnjëshme të “verdhekuqve” ndaj Armenisë (0:0), gjegjësisht Islandës (2:2), ndërsa një tjetër hap fals do të largonte edhe më shumë ata nga ëndërra për të qenë pjesë e Botërorit “Qatar 2022”.

Ndeshja e së mërkurës do të jetë e dyta e këtij cikli eliminatorë, pas asaj në Bukuresht, kur u mundëm me shifrat 3:2. “Hakmarrja” në këtë ndeshje është e domosdoshme, ndaj dhe pritet që nga minuta e parë “verdhekuqtë” të sulmojnë dhe të kërkojnë golin.

Ndeshja në fjalë do të drejtohet nga arbitri i njohur spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, të cilit do ti ndihmojnë dy bashkëkombasit e tij, Pau Cebrián Devís dhe Roberto del Palomar.

Arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë José Luis Munuera, ndërsa në VAR do të jenë Juan Martínez Munuera dhe Diego Barbero.

Ndeshja Maqedoni-Rumani në program është të mërkurën (8 shtator) me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski”.

Leave a Reply