Gjimshiti në formacionin më të mirë të raundit të pestë në eliminatoret e “Qatar 2022”

Mbrëmë kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 5-të të fushatës kualifikuese të Botërorit “Qatar 2022”.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka skicuar formacionin më të mirë të javës së pestë të eliminatoreve të Botërorit.

Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili vlerësohet me notën 7,9 dhe rreshtohet në vijën e mbrojtjes së bashku me Bjarnason të Islandës dhe Nikola Milenkoviç të Serbisë.

Portën e mbron Jan Zomer, më pas mesfusha është e përbërë me Garet Bejll, Hakan Çalhanogllu, Leon Gorecka dhe Filip Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Memfis Depajn.

Leave a Reply