Ibrahimoviç rikthehet tek goli, Milani asfalton edhe Lacion (VIDEO)

Super Milan në këtë fillim sezoni në Serie A. Skuadra e Piolit pas 3 xhirove të para është e pagabueshme, teksa sot me shifrat 2:0 mundi Lacion në një super duel, me ç’rast tashmë mban vendin e parë me 9 pikë të plota, po aq sa ka edhe Napoli i Elif Elmas dhe Amir Rrahmanit.

Fundi i pjesës së parë dhuroi spektakël, teksa Leao pas një kombinimi të dyfishtë me Ante Rebiç në minutën e fundit (45’) shënoi golin e epërsisë.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i emocioneve, kjo pasi në minutat shtesë me asistimin e VAR, arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë për Milanin, mirëpo Kessie goditi vetëm traverzën.

Megjithatë goli i dytë për “rossonerët” erdhi në minutën e 67-të, kur Ante Rebiç bëri një super asistim për Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte edhe golin e dytë në rrjetën e Reinas.

Një ecuri fantastike kjo për Milanin që e sheh veten mes pretendentëve për titull këtë sezon.

Leave a Reply