Ndeshjet e Ak. Pandev së shpejti do të transmetohen në “Sport Klub”

Klubi i Akademia Pandev që është në pronësi të futbollistit të njohur, Goran Pandev, përmes faqes zyrtare në “facebook” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kanalet e njohura sportive në rajon “Sport Klub”, për transmetimin e ndeshjeve si vendas të kësaj skuadre, përcjellë “infOSport.mk”.

Marrëveshja mes palëve është nënshkruar dhe e njëjta vlen për të gjitha ndeshjet kampionale dhe ato të Kupës për 3 sezonet e ardhshme, duke filluar që nga ky edicion 2021/22, 2022/23 dhe 2023/24.

Në këtë mënyrë Akademia Pandev bëhet skuadra e parë nga vendi që në mënyrë të pavarur ka shitur të drejtat televizive një kompanie televizive rajonale. (infOSport.mk)

Leave a Reply