E bukur, trajneri grek i Markut nuk lejon që flamuri shqiptarë të bienga shpina e kampionit shqiptarë 

Florian Marku ka arritur që të fitojë duelin me Prodan dhe të shpallet kampion bote në kategorinë IBF. Një triumf që Marku ia dedikon edhe trajnerit të tij grek, Georges Armagos. I lidhur me të që në vogëli, Floriani nuk e ka ndërruar trajnerin e tij.

“Më njeh më mirë nga të gjithë, brenda dhe jashtë ringut. Më ka stërvitur që i vogël. Nuk kanë lidhje këto historitë e luftërave Shqipëri-Greqi”, ka thënë Marku para ndeshjes.

Ndërkohë pas ndeshjes së djeshme, Florian Markut po i binte flamuri shqiptar në intervistë. Trajneri i tij grek u kujdes me gjestin e madh që sportistit të mos i binte simboli në asnjë moment.

E gjithë kjo bëri shumë bujë, ndërsa kuptohet u mirëprit mirë edhe nga gjithë shqiptarët ane mbanë Botës, të cilët mbrëmë iu gëzuan fitores së madhe të Florian Markut.

Leave a Reply