Skenderi kalon në avantazh Struga Trim Lum ndaj Shkëndijës, shkupjani shpërthen në lot, ja arsyeja (VIDEO)

Struga Trim Lum ka kaluar në epërsi përballë Shkëndijës në derbin shqiptarë që po zhvillohet në këto momente në qytetin e bukur të Strugës, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani realizoi gol në minutën e 11-të, kur reagoi mjaft mirë në zonën kundërshtare dhe topin e devijuar nga mbrojtësi Jan Krivak arriti që ta shtyn në rrjetën e Zahov.

Ky gol përveç gëzimit, solli edhe lot tek Emir Skenderi, i cili vetëm ditë më parë humbi xhaxhain e tij, Ali Skenderi, i cili humbi jetën nga stresi pasi hajnat i kishin plaçkitur barnatoren në Shkup. (infOSport.mk)

 

 

Leave a Reply