Shkëndija me Sindrit Gurin do të sulmojë Struga Trim Lum

Pas pak në stadiumin pranë qytetit të bukur të Strugës do të jemi dëshmitarë të derbit shqiptarë midis Struga Trim Lum dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Pritet të jetë kjo një ndeshje me shumë paqartësi, ku nuanca mund të vendosin fituesin. Nisur nga ky fakt edhe trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë bërë llogaritë e tyre, sipas të cilave tashmë janë vendosur edhe për futbollistët me të cilët do të nisin takimin.

Kështu trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç, ka vendosur që titullarë për herë të parë në LPFMV të inkuadrojë përforcimin e fundit, Sindrit Gurin, ndërsa bashkë me të në sulm do të jetë edhe i riu Dashmir Elezi.

Në portë si zakonisht do të jetë Kostadin Zahov, ndërsa në bazë të emrave dhe rolit të tyre, Akrapoviç në mbrojtje ka vendosur të luaj me Bejtullai, Krivak dhe Nezirin në qendër, si dhe Muratin dhe Merxhanin që do të veprojnë në krahë, duke ndihmuar njëkohësisht edhe sulmin.

Në mesfushë përveç Armend Alimit do të jetë edhe kamerunasi Jessie si dhe Bruno Dita.

Në anën tjetër, Srgjan Zaharievski nuk heq dorë nga skema 3-4-3, me një ndryshim të detyrueshëm në mbrojtje, ku vendin e Miklovan Pere në qendër do ta zë Besir Ramadani, ndërsa bashkë me të do të veprojnë edhe Cake dhe Mecinoviç, që të tre të reshtuar para portierit Taleski.

Në mesfushë sërish do të luajnë Jahja, Bosançiç, Bojku, ndërsa vendin e Koçoskit në krahun e majtë do të zë Ivan Galevski.

Ndërkohë sulmi përbëhet nga treshja, Muharremi, Skenderi dhe Shabani.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Shkëndijës starton në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply